Të gjithë e dijnë se Goran Gjoroviqi është rritur me bukën e shqiptarëve! Të gjithë e dijnë se Gjoroviqi duke iu falënderuar Prishtinës dhe shqiptarëve është bërë futbollist.
Ai ka qenë bashkëlojtarë në vitin 1989 -1990 me Ardian Koznikun, Abdyl Bellopojën, Shukri Paçaradën, Arbnor Morinën, Fehmi Hysenin, Arbër Hasanxhekajn, Besnik Kollarin, Sunaj Keçi, Eroll Salihun, Afrim Tovërlanin, Avni Stubllën, Nazmi Ramën, Gani Llapshticën, Mensur Nexhipin, Shefqet Lajçin, Muharrem Sahitin etj.
Sot kur e përmend Prishtinën, as që është mirënjohës por është bukëpërmbys. Ky ish futbollist, që u rrit në prehrin e shqiptarëve, sot jeton në Beograd.
“Goran Gjoroviq e filloi karrierën e tij futbollistike së bashku me vëllain e tij binjak Zoranin në FC Prishtina. Ai debutoi për atë klub kundër Leotarit në vitin 1989 në Ligën e Dytë”, ka shkruar një farë media serbe “Kurir”.
“Nuk po fshihem, Zoran ishte vërtet një futbollist më i talentuar se unë. Po ashtu me statusin e një lojtari standard të ekipit të parë të Prishtinës, i ri, ambicioz...”, ka thënë Gjoroviqi, i cili në asnjë rrethanë nuk i përmendi mirësinë e shqiptarëve, që e mbajtën me bukë e futen në sistem si lojtar. Gjoroviqi gënjen për Zoranin, se ai kurrë nuk ka qenë në përbërjen e parë sa ishin shqiptarët.
“Kisha përshtypjen se po shkonim në luftë (11 tetor, 1999)! Nuk do ta harroj kurrë atë inat të publikut në momentin kur dolëm në Maksimir (Zagreb) për t'u ngrohur”, tregon mes të tjera Gjoroviq, i cili ka lind në Prishtinë dhe është rritur me shqiptarë.
Gjoroviqi është mirë t'ju tregon të gjithëve të vërtetën se si me bandat dhe milicinë e pushtuesit serb, i përzunë shqiptarët nga Stadiumi i Prishtinës dhe se si u uzurpua stadiumi nga paramiitarët e Arkanit në gushtin e vitit 1991.