Humbi penalltinë në ndeshjen e parë/ Jorginho kërkon hakmarrje ndaj Zvicrës

Futboll

Humbi penalltinë në ndeshjen e parë/ Jorginho kërkon hakmarrje ndaj Zvicrës

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 18:35
Foto ilustrim

Jorginho do të startojë në mesfushën e Italisë sonte dhe do të kërkojë hakmarrje pas penalltisë së humbur në ndeshjen e parë të luajtur në Basel.

Mesfushori i Chelseat është njëri nga lojtarët e “paprekshëm” të Mancinit, duke luajtur 35 nga 44 ndeshjet qëkur ai mori drejtimin e kombëtares stares së Italisë.

Ai ka luajtur 3036 minuta nga 4050 të mundshëm gjatë kohës së Mancinit, duke shënuar pesë gola, të gjithë nga penalltia.

Por, Jorginho ka humbur dy penalltitë e fundit për Italinë. E para ishte ndaj Anglisë në finalen e Kampionatit Evropian dhe e dyta ndaj Zvicrës në ndeshjen e parë, e cila p, e cila përfundoi pa gola, 0:0.

Pas asaj ndeshje, Jorginho e pranoi se ishte i vetëdijshëm se portierët po e studionin, prandaj edhe ai duhej ta bënte të njëjtën.

Mesfushori i lindur në Brazil pastaj e ka ndërruar stilin e penalltive. Në tetor ai shënoi dy gola nga penalltia për Chelsean, pa e bërë kërcimin e famshëm.

Jorginho do të jetë ai që do të gjuajë penallti nëse do të ketë, duke shpresuar për një rezultat më ndryshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat