Shqiptarja flet pas fitores së Maqedonisë së Veriut

Futboll

Shqiptarja flet pas fitores së Maqedonisë së Veriut

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 21:55
Shqiptarja flet pas fitores së Maqedonisë së Veriut

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut me shumë mund arriti që të mposht kombëtaren e Islandës dhe të sigurojë për herë të parë në hsitoriku e vet, kualifikimin në “play off” për Kampionatin e botës në futboll, shkruan Insporti.

Ezgjan Alioski ka thënë se kualifikimi i Maqedonisë së Veriut në plejofin për Botërorin 2022, është rrjedhojë e punës së madhe që e ka bërë përfaqësuesja.

“Ne shkojmë hap pas hapi. Në ekipin përfaqësues të Maqedonisë kanë ndryshuar shumë në përgjithësi, nga stafi profesional, presidenti dhe të tjerët që punojnë.

Nuk ka të bëjë vetëm me ne që dalim në fushë. Forca është në komunitetin. Kjo ka munguar 6-7 vjet më parë.

Tani mendoj se jemi aty ku duhet të jemi. Çdo herë mund të jemi më të mirë, por Katari është larg.

Do të jetë vështirë për ne në plejof. Por duhet të besojmë në ekipin tonë, në kualitetin që kemi. Tani na duhet përkrahje, ta kemi tifozërinë prapa”, ka thënë Alioski në konferencën për shtyp pas ndeshjes” – tha Alioski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat