Xherdan Shaqiri po e kallë, kështu i drejtohet Granit Xhakës 

Futboll

Xherdan Shaqiri po e kallë, kështu i drejtohet Granit Xhakës 

Nga: Kemajl Goca Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 23:37
Shaqiri

Xherdan Shaqiri ka një mijë e një arsye që të kremtojë deri në mëngjes. 

Është shqiptari i parë që ka arritur një mrekulli, ndeshjen jubilare, e 100-ta për Kombëtaren e Zvicrës. 

Sonte ka festë të dyfishtë, 100 ndeshje në fanellën e Zvicrës dhe arritën kualifikimin direkt në Kampionatin Botëror. 

Kapiteni Shaqiri, si gjithmonë i buzëqeshur, nuk i harron as shokët, as Granit Xhakën, që ka munguar për shkak të lëndimit.

 “Kualifikimi, ky ishte qëllimi ynë. I përshëndes të gjithë: Granitin (Xhakën), Breel...

Ju presim që të shkojmë të gjithë bashkë në Katar””, ka thënë mes të tjera Shaqiri për “SFR”.

Zvicra shkatërroi me rezultat 4:0 Bullgarin.

Zviceranët përfundojnë të parët me 18 pikë në Grupin C të kualifikueseve për Kampionatin Botëror, dy pikë më shumë se kampioni i Evropës, Italia, kjo e fundit mbetet në play-off.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat