Media zvicerane ia shënon tri gjëra interesante Xherdan Shaqirit  

Futboll

Media zvicerane ia shënon tri gjëra interesante Xherdan Shaqirit  

Nga: Kemajl Goca Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 11:29
Media zvicerane përmend tri gjëra interesante të Xherdan Shaqirit  

Xherdan Shaqiri është lojtar më i mirë i mbrëmjes së djeshme! 

Ai ishte si lokomotivë në fushë dhe prej me të merituarve për fitoren e  thellë me rezultat 4:0 ndaj Bullgarisë, në ndeshjen e fundit të Grupit C të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.

Fitore që e kualifikoi Zvicrën direkt në Kampionatin Botëror. 

Festë e madhe në Zvicër, për faktin se ishte një kualifikim drithërues, duke e rrëzuar Italianë, e cila barazoi 0:0 me Irlandën Veriore në Belfast.

Zvicra përfundon në vend të parë me 18 pikë, duke lënë pas Italinë me 16 sosh. 

Media e njohur zvicerane “Blick”, me fjalë të mëdha për Xherdan Shaqirin, duke e vlerësuar me notën maksimale, 6.

Nota maksimale është 6 e më e vogla 1. 

“Xherdan Shaqiri, në ndeshjen e 100-të ndërkombëtare, asistimi më i mirë për 1:0. Goditi shtyllën (55’), e jashtëzakonshme", shkruan "Blick".

Nota e lojtarëve sipas “Blick”: Yann Sommer 4, Kevin Mbabu 4, Fabian Schar 4, Fabian Frei 5, Silvan Widmer 5, Denis Zakaria 5, Remo Freuler 5, Noah Okafor 6, Xherdan Shaqiri 6, Ruben Vargas 6, Mario Gavranoviç 4, Renato Steffen 5, Cetric Itten 5.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat