Vëllai i Balotellit sulmon kombëtaren italiane

Futboll

Vëllai i Balotellit sulmon kombëtaren italiane

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 14:58
Vëllai i Balotellit sulmon kombëtaren italiane

“Ne nuk jemi Franca, që mund të përballojmë lojtarë si Benzema, Mbappè, Giroud. Me respektin më të madh, por tek Italia nuk e kemi këtë klasë sulmuesish. Kjo është arsyeja pse dikush si Balotelli nuk mund të mos merret në konsideratë. Edhe vetëm për të qenë pjesë e grupit”.

Enock Barwuah, vëllai i Mario Balotellit, foli për kombëtaren italiane, e cila duhet të luajë shansin e fundit, “play-off”-in për t’u kualifikuar në Botërorin e vitit të ardhshëm:

“Dua të them një gjë: është e drejtë që një sulmues si Immobile, mjaft i mirë dhe që shënon ortek golash te Lazio, luan titullar në kombëtare.

Megjithatë, nuk mund ta kuptoj se si dikush si Mario nuk thirret fare. Ai mund të ketë pasur një paraqitje jo të jashtëzakonshme me klubet e ndryshme, ku ka luajtur, por kur vesh fanellën e Italisë transformohet. Dhe shifrat flasin vetë.

A kanë rëndësi golat? Epo, ai shënoi shumë në Francë, e megjithatë nuk u mor në konsideratë. Për Marion nuk shikohet se çfarë po bën në fushë, por diçka tjetër. Më vjen shumë keq për këtë. Në dy vitet e fundit ka pasur shumë probleme fizike, por tani është mirë. Ai luan vazhdimisht dhe po shënon.

Thjesht ka nevojë për dikë që t’i besojë, por në Itali, ata që luajnë në sulm kritikohen shumë. Edhe Immobile, i cili shënon shumë, ka përfunduar në syrin e ciklonit dhe për disa nuk do të ishte qendërsulmuesi ideal për Italinë. Imagjinoni Marion, të gjithë do të ishin gati ta sulmonin sërish. Unë e di mirë se sa shumë e do Italinë dhe fanellën e kaltër, prandaj shpresoj se do të merret në konsideratë.

Komplot kundër Balotellit? Unë mendoj se është dikush brenda grupit. Dikush që nuk e duron dot karakterin e tij të fortë. Mancini? Ai gjithmonë e ka dashur dhe respektuar. Sidoqoftë, vendoseni veten në vendin e tij; si mund ta thërrasë dikë që shkakton gjithmonë diskutime brenda grupit? Ndoshta trajneri nuk dëshiron ta djegë atë, ndoshta pret që të jetë në gjendje të shkëlqyer”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat