Malit të Zi nuk i mjaftoi goli i Beqirajt, Holanda kualifikohet e Turqia në play-off

Futboll

Malit të Zi nuk i mjaftoi goli i Beqirajt, Holanda kualifikohet e Turqia në play-off

Nga: Kemajl Goca Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 21:14
Shqiptari i Kosovës lë pa fjalë turqit në kryeqytetin malazez

Shqiptari i Kosovës, Fatos Beqiraj, shënon për Malin e Zi, por nuk i mjaftoi për rezultat pozitiv. 

Turqia shënoi fitore në Podgoricë me rezultat 2:1 ndaj Malit të Zi. 

Në minutën e 3-të, malazezët e nisin për mrekulli, shënues Fatos Beqiraj.

Stefan Saviq ndërpreu sulmin e Turqisë, asistoi deri të Beqiraj, i cili shënoi për 1:0.

Në minutën e 22-të, turqit barazojnë me golin e Kerem Akturkoglu.

Orkun Kokcu në minutën e 60-të shënon për fitoren e Turqisë.

Beqiraj tregoi lojë të mirë. Ai u zëvendësua në minutën e 66-të.

Holanda e mundi me 2:0 Norvegjinë, me golat e Bergwijn në minutën e 84-të e Depay në atë të 90-tën..

Norvegjezët mbeten jashtë play-off-i. Holanda kualifikohet në Kampionatin Botëror.

Holanda përfundon në vend të parë me 22 pikë në Grupin G, duke lënë pas Turqinë me 21 pikë, Norvegjinë 18 sosh etj.  Holanda kualifikohet direkt në Kampionatin Botëror e Turqia luan në play-off.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat