Andin Lokaj befason të gjithë: Largimi i Rafet Prekazit nga U21 ka qenë gabim i madh

Futboll

Andin Lokaj befason të gjithë: Largimi i Rafet Prekazit nga U21 ka qenë gabim i madh

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 22:57
Andin Lokaj

Komentatori i sportit në RTK, befason të gjithë me një postim të tij, pas fitores së Kosovës U-21 me rezultat 2:1 ndaj Shqipërisë U-21, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian U-21 në futboll.

“A po mendoni që fituam a qysh? 
NO NO NO 

Për U-21-shat e kombëtares në futboll

KUJTONI ndeshjet me Gjermaninë të U21-shave të Kosovës. Menxi na patën mposht atje 1-0 e në Mitrovicë u pat mbyll 0-0, ku gjyqtari na pat mohu penallti të pastër. Kthehuni pak mbrapa dhe do ta keni pasqyrën e qartë qysh ka qenë loja atëherë e qysh është tash. 

KUJTONI ndeshjen brilante me Norvegjinë nga 0-2 në 3 me 2. Një Norvegji e cila atë mbrëmje në përbërje e kishte një lojtar kartoni i të cilit kushtonte më shumë se krejt buxheti i futbollit tonë. Martin Odegard ishte në lojë.

Por në fund doli me kry teposhtë nga stadiumi “Adem Jashari”. 

KUJTONI ndeshjen me Anglinë në Hull ku u lëshuan disa raste 100% para se të na dënonte Phil Phoden. Po normal, Foden u rrit me trenera të City-t e jo në Kosovë ku ende vazhdohet të punohet gabimisht me grupmoshat e reja. Për atë me vjet s’po dalin talenta të rinjë as për tregun Ballkanik e lëre më për atë evropian. 

KUJTONI ndeshjen brilante kur deklasuam Turqinë 3 me 1. Turqinë që investon me miliona në gjenerata të reja.
E tjetër gjë është që ndodhi Pandemia e që ne ishim të dobët në organizim për të ftuar ata lojtarë  (rreth 13-të ishin nga përbërja standarde) mos të hi me emra tash. 

Ne nuk ishim të aftē ti thirrim nga klubet e tyre, ata lojtarë që i nisën kualifikimet e kaluara për mrekulli. E tash kur situata është normalizuar, loja është përtej SKANDALIT. Sytë janë me pa dhe këtë e dinë edhe fëmijët e garant edhe zogjtë nepër degë.

U21 lidhet direkt me A, e ne e kemi drejtor të Kombëtares A njeriun që  si trajner e ka qit p.sh. klubin Lepencin e Kaçanikut nga Superliga. Alo. Kjo është thirrje emergjente për ndryshime radikale, sepse jemi bo marria e Botës së futbollit. 

Krejt në fund, ajo që dashta të potencoj e që ka të bëjë me realitetin që nga shkronja e parë e këtij shkrimi, është shumë e thjeshtë:

Largimi i Rafet Prekazit nga U21 ka qenë gabim i madh, ngase Prekazi është DOKTORATUR E SHKENCAVE, jo vetëm për këtë “trajnerin” cirkus që askush nuk e njeh, këtë gjermanin Michael Nees, por për të gjithë ata brenda Federatës të cilët punojnë rreth organizimit të lojës magjike. 

E magjistar s’mundet me qenë gjithkush. 
Sidomos jo njerëzit te ne. Se të paktë janë që dinë dhe që kanë sens për TOP.  

Për atë jemi në këtë gjendje në të cilën jemi”, ka shkruar Lokaj në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat