Kualifikimet drejt “Katar 2022”, Kanada mposht Meksikën dhe merr kreun e tabelës

Futboll

Kualifikimet drejt “Katar 2022”, Kanada mposht Meksikën dhe merr kreun e tabelës

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 10:00
Ilustrim

Kualifikimet drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022” kanë vazhduar mbrëmë, ku pasmesnate janë zhvilluar tre ndeshje, të gjitha këto nga kontinenti i Amerikës.

Fillimisht, programin e këtyre ndeshjeve e hapi përballja mes Kosta Rikës dhe Hondurasit, në të cilën pas 90’ minutave lojë Kombëtarja e Kosta Rikës regjistroi fitore me rezultat 2:1.

Me rezultat të njëjtë 2:1 përfundoi edhe ndeshja mes Panamasë dhe El Salvadorit, e cila u zhvillua krahas përballjes mes Kosta Rikës dhe Hondurasit.

Pas këtyre dy ndeshjeve u zhvillua derbi mes Kanadasë dhe Meksikës, në të cilin kombëtarja kanadeze shënoi fitore me rezultat të ngushtë 2:1 përmes dy golave të Cyle Larin, kurse për Meksikën golin e vetëm e shënoi mesfushori Hector Herrera.

Me pikët e reja, pas tetë ndeshjeve të zhvilluara kreun e tabelës e mban Kanada me 16 pikë, një më shumë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës që gjenden në vendin e dytë, kurse Top 4 e mbyllin Meksika dhe Panama në kuotën e 14 pikëve.

Rezultatet e ndeshjeve kualifikuese nga kontinenti i Amerikës për në Kampionatin Botëror “Katar 2022” i gjeni më poshtë.

Kosta Rika 2 – 1 Hondurasi

Panama 2 – 1 El Salvador

Kanada 2 – 1 Meksika

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat