Manchester Unitedi, gati t’ia rrëmbejë Olmon Barcelonës

Futboll

Manchester Unitedi, gati t’ia rrëmbejë Olmon Barcelonës

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 11:10
Manchester Unitedi, gati t’ia rrëmbejë Olmon Barcelonës

Manchester Unitedi është i gatshëm ta rrëmbejë synimin e Barcelonës, Dani Olmo.

Ylli i RB Leipzigut, Dani Olmo, mund t’i bashkohet Manchester Unitedit në vend të Barcelonës, sipas El Nacional.

23-vjeçari e nisi karrierën në akademinë e Barçës, La Masia dhe thuhet të jetë synimi kryesor i trajnerit Xavi Hernandez në afatin kalimtar të janarit.

Raportohet se Barcelona po mendon edhe për yllin e Manchester City, Raheem Sterling, duke ia hapur derën Unitedit për Olmon.

Marrëveshja e Olmos me RB Leipzig mbaron në verën e vitit 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat