Shqiptari në përbërjen më të mirë në kualifikueset e Kampionatit Botëror

Futboll

Shqiptari në përbërjen më të mirë në kualifikueset e Kampionatit Botëror

Nga: Kemajl Goca Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 15:49
Shqiptari në përbërjen më të mirë në kualifikueset e Kampionatit Botëror

Ndeshjet mbresëlënëse në kualifikueset e Kampionatit Botëror, mesfushorin e Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhin, e vendosën në përbërjen e më të mirëve. 

“Futbollisti i Levantes ishte më i miri kur ishte më së i nevojshëm. Ndaj Armenisë shkëlqeu me ‘het-trik”’, më pas me Islandën ishte ndër më të mirët”, ka shkruar mes të tjera “Ekipa.mk”.

Faqja e futbollit “whoscored” e vendosi atë në 11-shen ideal në kualifikueset e Botërorit së bashku me Maguiren, Van Dijk, Lewandowskin, Kanen, Depayn…

Image

Përbërja më e mirë

“Bardhi ka notën 7.82. Në të njëjtën kohë, faqja “sportskeeda” ka veçuar Enis Bardhin si një nga pesë befasitë më të mëdha në kualifikueset e Botërorit. Ai doli i katërti pas Islam Slimanit nga Algjeria, i cili doli i pari, pastaj Aleksandar Mitroviq i Serbisë dhe Alexis Sanchez i Kilit në të tretin”, shkruan më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat