Zidane po negocion rikthimin në Francë

Futboll

Zidane po negocion rikthimin në Francë

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 11:05
Zidane po negocion rikthimin në Francë

Zinedine Zidane është një hap larg Paris Saint Germain. Ish trajneri i Realit të Madridit, emri i të cilit është përfolur për disa skuadra të ndryshme, mbi të gjitha Manchester United mund t’i marrë shumë shpejt vendin Mauricio Pochetinos në stolin parizien.

“Bombën” e merkatos e hedh Mundo Deportivo, e përditshmja katalanase flet për një tratativë që po vazhdon mes dy palëve. Pasi la Realin e Madridit në fund të sezonit të kaluar, Zizou vendosi të marrë ca pushime, edhe pse është përmendur për të marrë drejtimin e disa klubeve si dhe të kombëtares franceze.

Në javët e fundit mediat britanike kanë insistuar se është ai i përzgjedhuri i Manchester United, një pistë që gazeta spanjolle e përjashton, duke hedhur hipotezën PSG.

Sipas saj në kryeqytetin francez nuk janë të kënaqur me punën e Pochetinos, dhe nuk bind as për rezultatet dhe as për menaxhimin e një organike plot yje, ku është përfolur edhe për keqkuptime dhe një raport jo idilik me Messin.

Është kjo arsyeja se përse PSG po provon të bindë Zidane. Klubi ka bërë një seri tratativash që janë intensifikuar në periudhën e fundit dhe që mund ta çojnë në drejtimin e skuadrës franceze shumë shpejt. Mbetet për tu parë nëse ndryshimi do të ndodhë që këtë sezon, apo në qershorin e ardhshëm, një pistë kjo më bindëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat