Kastrati refuzoi Kosovën për ndeshjet e nëntorit, por pëson dëmtim te Legia

Futboll

Kastrati refuzoi Kosovën për ndeshjet e nëntorit, por pëson dëmtim te Legia

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 12:48
Kastrati refuzoi Kosovën për ndeshjet e nëntorit, por pëson dëmtim te Legia

Sulmuesi anësor Lirim Kastrati, do të mungojë në ndeshjen e së dielës në mes të Legia Varshavës dhe Gornik Zabrzes, në kampionatin polak.

Ai që kishte hequr dorë nga grumbullimi me Kosovën që të fokusohet te Legia, ka pësuar një lëndim, kanë njoftuar mediat polake.

“Ai kishte dashur të fokusohet në stërvitje me Legian. Arsyeja kryesore për këtë vendim ishte dëshira për ngritur formën e skuadrës dhe për të kaluar krizën në të cilën skuadra kampione është aktualisht”.

“Por fati nuk e ka përcjellë lojtarin. Ai ka pësuar një lëndim të kyçit gjatë stërvitjes të së enjtes. Për momentin nuk dihet se sa serioz është lëndimi. Paraqitja të dielën është e paqartë”, ka shkruar sajti “pilkarskiswiat”.

Trajneri Marek Golebieëski ka thënë se vetëm pas testeve do të vendoset nëse Kastrati do të jetë në ekip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat