Covid i heq dy futbollistë Mourinho-s

Futboll

Covid i heq dy futbollistë Mourinho-s

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 15:37
Covid i heq dy futbollistë Mourinho-s

Roma do të luajë ditën e nesërme në transfertë ndaj Genoas së trajnerit Andrey Shevchenko.

Mirëpo, për trajnerin Jose Mourinho nuk vijnë aspak lajme pozitive pasi ditën e sotme, portugezi ka mësuar se nuk do të mund të përzgjedhë i qetë formacionin duke qenë se dy prej lojtarëve të skuadrës kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Fjala është për Bryan Cristante dhe Gonzalo Villar të cilët duhet të qëndrojnë tashmë në karantinë deri në një moment të dytë, kur të kenë kaluar plotësisht virusin dhe të mos përbëjnë kërcënim për të tjerët.

Ndërkohë, dy lojtarët janë në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa kanë bërë më parë edhe vaksinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat