Thaçi: Fitorja është e rëndësishme me vetë faktin se marrim tri pikë të mëdha

Futboll

Thaçi: Fitorja është e rëndësishme me vetë faktin se marrim tri pikë të mëdha

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 17:06
Thaçi: Fitorja është e rëndësishme me vetë faktin se marrim tri pikë të mëdha

Malisheva fitoi tre pikë të mëdha në udhëtim ndaj Feronikelit pas plot pesë ndeshjeve të humbuara radhazi.

Pas ndeshjes, Arsim Thaçi tha se humbjet kanë ndikuar të sulmuesit e sidomos te Hasan Hyseni i cili po vuan ende presionin, derisa Sobwales i duhet kohë të adaptohet në futbollin e Kosovës.

Sipas tij, kjo fitore ishte e rëndësishme për vazhdimësinë e kampionatit.

“Humbjet e pësuar kanë ndikuar në formën e sulmuesëve tanë. Hasan Hyseni ende po e vuan presionin e ndeshjeve të kaluara. Sobowale ka cilësi, por ende duhet kohë të adaptohet në futbollin e Kosovës.

“Fitorja është e rëndësishme me vetë faktin se marrim tri pikë të mëdha që do të na ndihmojnë për vazhdimësi të kampionatit’, u shpreh trajneri Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat