Shqiptari shënon dy gola, poshtëron Cërvena Zvezdën e Beogradit

Futboll

Shqiptari shënon dy gola, poshtëron Cërvena Zvezdën e Beogradit

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 23:15
Shqiptari shënon dy gola, poshtëron Cërvena Zvezdën e Beogradit

Kristjan Asllani po përjeton momentin e tij te Empoli.

Futbollisti shqiptar premton për një të ardhme të ndritur, pasi edhe pse vetëm 19 vjeç po arrin të aktivizohet me ekipin e parë të Empolit në Serinë A.

Mbëmjen e djeshme hyri si zëvendësues kundër Veronës, ndërsa sot merr rolin e protagonistit me skuadrën U19.

Empoli U19 ka mposhtur me shifrat e thella 5:0 Cërvena Zvezdën e Beogradit, ku dy gola mbajnë firmën e mesfushorit shqiptar.

Asllani ka tundur fillimisht rrjetën e serbëve në minutën e 16-të, ndërsa golin e dytë personal e shënoi në minutën e 65-të nga pika e bardhë.

Empoli eliminon kështu Cërvena Zvezdën me rezutatin e përgjithshëm 6:1 në Youth League, e cila është ekuivalentja e Champions League-s për moshat U19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat