Manchester United vazhdon të kontaktojë trajnerë të ndryshëm.
“Djajtë e Kuq” shkarkuan Ole Gunnar Solskjaer pak ditë më parë, teksa i kanë besuar përkohësisht stolin Michael Carrick.
Emra si Zidane, Pochettino, Unai Emery, Brendan Rodgers, Luis Enrique, Julen Lopetegui apo Rudi Garcia janë përfolur si kandidatë për postin e trajnerit të skuadrës së Premier League.
Bild zbulon edhe një tjetër emër intrigues. Gazetari i të përditshmes gjermane, Christian Falk shkruan se drejtuesit e United kanë tentuar edhe Roberto Mancinin, i cili udhëhoqi Italinë drejt fitimit të Euro 2020.
Gjithsesi, 56-vjeçari italian, i cili ka drejtuar më parë edhe rivalët e Manchester City, ka refuzuar me mirësjellje ofertën e klubit anglez.
Mancini ka kontratë me FIGC (Federata Italiane e Futbollit) deri më 2026 dhe është i fokusuar te përgatitja e fazës “play-off”, pengesë që Italia duhet ta kalojë për t’u kualifikuar në Botërorin Katar 2022.