Shqiptarët me Maqedoninë e Veriut, me fat të keq, ndeshen me fuqinë botërore

Futboll

Shqiptarët me Maqedoninë e Veriut, me fat të keq, ndeshen me fuqinë botërore

Nga: Kemajl Goca Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 17:21
Enis Bardhi

Në Zurich të Zvicrës, hidhet shorti për play-off-in e Kampionatit Botëror.

Futbollistët shqiptarë, Enis Bardhi, Visar Musliu, Ezgjan Alioski e Arijan Ademi, me Maqedoninë e Veriut, mësojnë kundërshtarin e play-off-it, ku do të luftojnë për të siguruar një vend në Kampionatin Botëror.

Shqiptarët me Maqedoninë e Veriut, me fat të keq, ndeshen me fuqinë botërore. Maqedonia ballafaqohet me Italinë. 

Maqedonia synon të futet në histori, por rivali është shumë i vështirë, kampioni i Evropës.. 

Plot 12 skuadra europiane do të marrin pjesë në fazën Play Off dhe vetëm 4 prej tyre do të sigurojnë një biletë për në Katar 2022. Sistemi i Play Off-it organizohet në 3 grupe me 4 skuadra, të cilat përballen dy e nga dy në gjysmëfinale dhe fitueset sfidohen në finale për një biletë.

Gjysmëfinalet e Play Off-it të Katar 2022 do të luhen më 24 mars, ndërsa 5 ditë më vonë, do të luhen finalet, ku edhe do të përcaktohen tre skuadrat e fundit që do të garojnë në Botërorin e ardhshëm.

Përballjet e Play-off-it
Skocia - Ukraina 
Uellsi - Austria
Rusia - Polonia
Suedia - Republika e Çekisë
Italia - Maqedonia e Veriut

Grupi A

Skoci-Ukrainë

Uells-Austri

Finale: Fitueset

Grupi B

Rusi-Poloni

Suedi-Republika Çeke

Finale: Fitueset

Grupi C

Itali-Maqedoni e Veriut

Portugali-Turqi

Finale: Fitueset

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat