Barcelona arrin marrëveshje me yllin e Manchester Cityt

Futboll

Barcelona arrin marrëveshje me yllin e Manchester Cityt

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Gjigandi katalunas Barcelona ka arritur një marrëveshje verbale me sulmuesin e Manchester Cityt Ferran Torres, raporton “Sport”.

Barça e ka identifikuar Torres si njërin nga top synimet e tyre për ta transferuar në këtë janar, dhe raportohet se spanjolli e ka informuar skuadrën e Cityt që dëshiron kalimin në “Camp Nou”.

Torres është dëshira numër një e trajnerit të ri Xavi për ta përforcuar repartin e sulmit të gjigandit katalunas.

Sidoqoftë, Barcelona ende nuk ka arritur marrëveshje mbi pagesën me Manchester Cityn, ku problemet financiare mund të jenë problem për ta finalizuar marrëveshjen, që do të thotë se krerëve të Barçës do t’iu nevojitet që të largojnë disa lojtarë për të siguruar shërbimet e yllit 21 vjeçar të Cityt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat