Tahir Batatina me padurim e pret Gjilanin e Munishit: Jemi në nivel me skuadrat evropiane

Futboll

Tahir Batatina me padurim e pret Gjilanin e Munishit: Jemi në nivel me skuadrat evropiane

Nga: Kemajl Goca Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 19:12
Tahir Batatina me padurim e pret Gjilanin e Munishit: Jemi në nivel me skuadrat evropiane

Me kureshtje pritet përballja mes fituesit të Kupës së Kosovës, Llapit nga Podujeva dhe liderit të tabelës, Gjilanit.

Përballje mes dy trajnerëve që po i japin shije elitës së futbollit të Kosovës, Tahir Batatina i Llapit dhe Ismet Munishit të Gjilanit.

Dy trajnerë që njihen edhe për deklarata të nxehta e të guximshme, e mbi të gjitha me ekipet e tyre e kanë bërë Superligën tejet atraktive edhe për tifozët.

Image

Llapi është në pozitën e katërt me 24 pikë, ngec për 4 nga lideri Gjilani. 

Në fakt, Gjilani është në presion të madh sepse kërkon pikë për të ruajtur kreun e tabelës. 

Nga ana tjetër, Llapi ka një seri fantastike, katër fitore rresht, është në  formë të frikshme për Gjilanin e Munishit.  

Llapi e ka mposhtur me 2:0 Feronikelin në Drenas, pastaj me 1:0 Malishevën vendas, në Merdarë me 4:1 Ballkanin dhe së fundi në Skenderaj me 5:3 Drenicën.

Batatina është optimist se nesër (13.00) në Merdarë do të festojë dhe do të afrohet me pikë me kreun e tabelës. 

Image

Ai fton tifozët e mrekullueshëm “Legjendat” që të janë të pranishëm në  derbin e madh, ku do të luftohet për fitore.
Tahir, cila është atmosfera para derbit të madh, ku i ka përparësitë Llapi? 

“Për atmosferë të garantojë jemi në nivel me skuadrat evropiane ndoshta edhe ia kalojmë, është hera e parë që e shoh në fytyrat e lojtarëve një fytyrë të një skuadre ku mezi presin me ardh ndeshjet dhe me tregu formë te mirë e angazhim maksimal.

Këta djem duhet të duartrokiten për karakterin e fort dhe moralin e lart ku nuk janë dorëzuar në asnië moment për ë ardhur deri tek rezultatet pozitive, 

Përparësitë? Mendojë se janë tek grupi i lojtarëve dhe motivi dhe atmosfera e mirë, por na pret punë e vështirë sepse Gjilani ka super skuadër, super trajner dhe nesër do t’i shtrëngojmë dhëmbët të dy dhe të bëjmë një superlojë dhe të jetë derbi i vërtetë në Podujevë”, thotë Batatina për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Edhe Gjilani ka seri fenomenale, që nga humbja si vendas me 19 shtator me rezultat 2:3 nga Ulpiana, nuk njeh humbje më. Gjilani si mysafirë e mposhti me 2:0 Dritën, pastaj si vendas Llapin me 2:1. Gjilanin barazoi si mysafir 1:1 me Malishevën, si vendas 1:1 me Ballkanin, e mposhti me 2:1 Drenicën, gjunjëzoi me 1:0 Feronikelin, në Klinë luajti baras (1:1) me Dukagjinin.

Në konak të vetin ndahet baras (1:1) me Prishtinën dhe në Lipjan mposhti me 2:1 Ulpianën dhe së fundi me 1:0 Dritën. Dhjetë ndeshje pa humbje, 6 fitore e 4  barazime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat