Çudia e radhës vjen nga Portugalia, skuadra e nis ndeshjen me 9 futbollistë

Futboll

Çudia e radhës vjen nga Portugalia, skuadra e nis ndeshjen me 9 futbollistë

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 23:12
Foto

Pandemia Covid-19 na ka mësuar të shohim çudira të shumta në dy vitet e fundit, por kjo e mbrëmjes së sotme është padyshim më e veçanta.

Skuadra e kampionatit portugez, Belenenses është goditur rëndë nga koronavirusi dhe ka pasur në dispozicion vetëm 9 lojtarë përpara ndeshjes me Benficën, megjithatë për federatën e futbollit në vend nuk ka asnjë problem.

Klubit i është refuzuar kërkesa për shtyrjen e ndeshjes dhe është detyruar që të zbresë në fushë me vetëm 9 futbollistë gjithsej, dy prej të cilëve janë portierë dhe moshat variojnë nga 19 deri në 24 vjeç.

Me dy lojtarë më pak dhe pa asnjë tjetër në stol, padyshim që do të ishte e komplikuar dhe Belenenses pësoi golin e parë pas vetëm 26 sekondash lojë, pas një autogoli të brazilianit Kau, ndërsa pak më vonë ishte zvicerani Seferovic që dyfishoi shifrat.

Ndeshja vijon ende, por vetëm për statistikë, pasi vështirë se Belenenses mund të bëjë diçka për të shmangur goleadën e Benficës.

Formacioni i Belenenses dhe mosha e lojtarëve:
Henrique Pires (19)
João Monteiro (20)
André Lopes (20)
Antonio Montez (20)
Trova Boni (21)
Eduardo Kau (22)
Álvaro Ramalho (22)
Diogo Calila (23)
Rafael Santos (24)

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat