​Milan-Sassuolo, mbyllet me tre gola pjesa e parë

Futboll

​Milan-Sassuolo, mbyllet me tre gola pjesa e parë

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Milanit dhe Sassuolos e cila është duke u zhvilluar në stadiumin “San Siro”, e vlefshme për xhiron e 14-të të kampionatit italian të futbollit.

Tre gola janë shënuar në fraksionin e parë të kësaj ndeshje.

Milani kaloi në epërsi në minutën e 21’ me golin e Romagnolit, por Sassuolo bëri një përmbysje të rezultatit duke shënuar dy gola të shpejtë.

Shifrat fillimisht i barazoi Scamacca në minutën e 24’ dhe pastaj erdhi edhe autogoli i Kjarit në minutën e 33-të të ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat