Nuhiu: Ky grup ka shumë potencial, fokusi te ndeshja tjetër

Futboll

Nuhiu: Ky grup ka shumë potencial, fokusi te ndeshja tjetër

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 22:21
Nuhiu: Ky grup ka shumë potencial, fokusi te ndeshja tjetër

Në prag të ndeshjes së javës së 16-të të elitës së futbollit të Kosovës, FC Drita mbajti konferencë për media, ku u paraqitën kryetrajneri, Ardian Nuhiu dhe futbollisti, Arbnor Muja.

Trajneri Nuhiu theksoi se kanë punuar me fokus te ndeshja e nesërme dhe të kthejnë mentalitetin fitues.

Ndeshja mes Dritës dhe Dukagjinit luhet nesër në orën 13.00.

“Na pret një përballje e vështirë, kemi rrespekt për kundërshtarin e nesërm sepse është treguar kockë e fortë që vështirë thyhen.

Është një skuadër kompakte me futbollistë me përvojë, me kundërsulm të shpejtë dhe mbrojtje të mirë. Ne jemi përgatitur në aspektin psikologjik, duke lënë anash humbjen në ndeshjen e kaluar dhe jemi përqendruar në maksimum për t’u kthyer te suksesi.

Kemi marrë të gjitha masat, jemi të vetëdijshëm që duhet të kthehemi, kam besim te grupi, ata do të bëjmë maksimumin sepse duhet të dëshmojmë që e kemi kualitet, por edhe mentalitet që lufton deri në fund”, ka thënë Nuhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat