Rrahmani me Napolin për 29 minuta kryejnë punën me Lazio-n

Futboll

Rrahmani me Napolin për 29 minuta kryejnë punën me Lazio-n

Nga: Kemajl Goca Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 22:38
Rrahmani me Napolin për 29 minuta kryejnë punën me Lazio-n

Napolit i mjaftuan 29 minuta për fitore kundër Lazio-s, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Napoli shënon fitore të thellë me rezultat 4:0 kundër Lazio-s.

Lazio nuk arriti t’i bëjë ballë sulmit si furtunë të vendasve sidomos në 29 minutat e parë.

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, si zakonisht titullar, tregoj paraqitje të mirë në radhët e Napolit.

Futbollistët Zielinski (7'), Mertens (10' e 29') dhe Ruiz (85') shënuan për fitoren bindëse.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, u paraqit standard për Napolin. 

Pas javës së 14-të në Serie A, Napoli udhëheq me 35 pikë, duke lënë pas Milanin me 32, Interin 31, Atalantën 28, Romën 25, Fiorentinën 21, Lazion 21, Bologna-n 21 etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat