Kryetrajneri i Shkupit: Nuk dua ti harroj as tifozët dhe i falënderoj për përkrahjen e tyre

Futboll

Kryetrajneri i Shkupit: Nuk dua ti harroj as tifozët dhe i falënderoj për përkrahjen e tyre

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 23:11
Kryetrajneri i Shkupit: Nuk dua ti harroj as tifozët dhe i falënderoj për përkrahjen e tyre

Për të dytën javë radhazi para tifozëve në Çair, FC Shkupi deklasoi skuadrën e Struga Trim Lum me rezultatin 4:0.

Pjesa e parë u mbyll pa gola me rezultat të barabartë, ndërsa në pjesën e dytë Shkupi tregoi fuqinë dhe klasin e saj.

Serinë e golave e hapi Sunday Adetunji në minutën e 55-të.

Goli i dytë respektivisht i tretë erdhën njëra pas tjetrës në minutat 59 dhe 61, me golashënues Faustin Senghor dhe Kire Markoski.

Për golin e katërt dhe të fundit u kujdes Sunday Adetunji në minutën e 70-të.

I lumtur me ndeshjen dhe rezultatin u shpreh edhe kryetrajneri shkupjan Goce Sedlloski, duke thënë: 

“Nuk kam çka të shtojë më tepër vetëm se të them urime për futbollistët e mi që dhanë maksimumin, jam i lumtur me lojën që zhvilluan.

Në pjesën e parë futbollistët kishin presion dhe nervoz të lartë dhe unë i qetësova gjatë pauzës dhe ju thash që jemi duke luajtur futboll më të mirë dhe duhet t’i shfrytëzojmë mundësitë tona. Mendoj që është fitore plotësisht e merituar. Nuk dua ti harroj as tifozët dhe i falënderoj për përkrahjen e tyre që na dhanë gjatë gjithë ndeshjes”.

Kujtojmë që skuadra e FC SHKUPIT vazhdon të qëndrojë në pozitën e parë si lider me 35 pikë të grumbulluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat