​Real Madridi shkarkon trajnerin e skuadrës së parë të femrave

Futboll

​Real Madridi shkarkon trajnerin e skuadrës së parë të femrave

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 14:14
Alberto Toril ishte lojtar i Real Madridit dhe trajner i Real Madrid Castilla

Real Madridi ka njoftuar se ka vendosur të ndërpresë kontratën që lidhi David Aznarin me klubin si trajner i ekipit të parë të femrave.

“Los Blancos” e kanë falënderuar Aznarin për punën që ka bërë, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjithmonë.

Gjiganti spanjoll njofton gjithashtu emërimin e Alberto Toril si trajner të ri të ekipit të parë të femrave me inkorporim të menjëhershëm për pjesën e mbetur të sezonit dhe atë të ardhshëm, deri më 30 qershor 2023.

Alberto Toril ishte lojtar i Real Madridit dhe trajner i Real Madrid Castilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat