Parashikimi i pabesueshëm i Cruyff në 2012-tën për Messin dhe “Topin e Artë”

Futboll

Parashikimi i pabesueshëm i Cruyff në 2012-tën për Messin dhe “Topin e Artë”

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 17:16
Lionel Messi

Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë dhe është futbollisti më me shumë “Topa të Artë”, plot 7 të tillë që “Pleshti” ka arritur të koleksionojë në karrierën e tij futbollistike.

Një detaj interesant është zbulluar nga “Ole” që ka zbuluar edhe parashikimin e pabesueshëm të Johan Cruyff për Lionel Messin.

Legjenda holandeze në vitin 2012 ka dhënë një intervistë para se të mbahej ceremonia e “Topit të Artë”, ku Messi do e fitonte për herë të tretë.

“Messi ka fituar dy Topa të Artë dhe do të jetë lojtari që do të fitojë më shumë të tillë në histori. Është konfirmimi i faktit se është më i miri në botë dhe nuk ka krahasim me asnjë futbollist tjetër. Ka shumë mundësi që argjentinasi ta fitojë atë 5-6-7 herë Topin e Artë. Është i paarritshëm, luan në një kampionat tjetër në krahasim me të tjetër”, theksonte Cruyff, i cili ka arritur ta fitojë 3 herë këtë çmim individual në vitet 1971, 1973 dhe 1974. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat