Kombëtarja e femrave/ Shqipëria triumfon në acarin e Prishtinës përballë vajzave dardane

Futboll

Kombëtarja e femrave/ Shqipëria triumfon në acarin e Prishtinës përballë vajzave dardane

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 18:13
Foto ilustrim

Kombëtarja e femrave të Shqipërisë fitoi 1-3 përballë Kosovës në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, sfidë e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës.

Suksesi në Prishtinë ka ngjitur Shqipërinë në vend të katërt të grupit F me 7 pikë, tre pikë më shumë se vajzat dardane. Goli i parë erdhi në minutën e 19-të dhe atë e realizuan vajzat e Armir Grimës.

Kristina Krasniqi depërtoi bukur në krahun e majtë duke shërbyer për Kristina Maksutin, e cila me portën e boshatisur nuk e pati të vështirë të kalonte Shqipërinë në avantazh.

Minutat e fundit të pjesës së parë ishin emocionuese. Megi Doçi dyfishoi për kuqezinjtë në minutën e 45-të. Asist i Maksutit nga e majta dhe gol shumë i bukur I Doçit, e cila kreu një driblim dhe goditi saktë.

Kosova reagoi dhe shkurtoi rezultatin në shtesa me anë të Kaltrina Biqkajt. Sulmuesja tundi rrjetën e Shqipërisë falë një goditje fantastike me të majtën.

Kosova tentoi barazimin në fraksionin e dytë të takimit, por golin e gjeti Shqipëria, që siguroi triumfin me “tris” falë një finalizimi shumë të bukur të Qëndresa Krasniqit.

Shqipëria reagoi pas humbjes së thellë 0-7 me Norvegjinë dhe arriti fitoren e dytë në grup, teksa ndeshja e parë me Kosovën e luajtur në Shqipëri përfundoi në barazim 1-1.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat