Faruk Domi me një analizë interesante për Messin, Jorginhon dhe Lewandowskin

Futboll

Faruk Domi me një analizë interesante për Messin, Jorginhon dhe Lewandowskin

Nga: K.G. Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 21:50
Faruk Domi me një analizë interesante për Messin, Jorginhon dhe Lewandowskin

Ish futbollisti i gjeneratës së artë të Prishtinës, Faruk Domi, ka bërë një analizë interesante në lidhje me tre futbollistë, Messi, Jorginho dhe Lewandowski.

Domi ka shprehur mendimin sepse Jorginho e ka merituar ‘Topin e Artë’ para Messit.

Domi ka luajtur edhe për shumë vite me Vëllaznimin, Trepçën etj.

“Pse Jorginho meritoi ‘Topin e Artë’.  MESSI  - një lojtar jashtëtokësor, një lojtar i papërsëritshëm në analet e futbollit botëror,është shumë vështirë që nivelin e Messit ta arrij  ndonjë lojtar ndoshta edhe 100 vitet e ardhshme. Mirëpo unë mendoj se titulli i ‘Topit të Artë’ që ka fituar ketë vit Messi nuk ka qenë meritor sepse futbolli megjithatë është lojë kolektive dhe majat e saj  preken përmes suksesit ekipor (Champions League) dhe kompeticionet  kombëtare Europiane dhe Botërore.

Messi ka fituar Kupën e Mbretit në Spanjë dhe titullin e Kupës latino Jugore të Amerikës.

Nuk ka fituar titullin e Spanjës dhe shumë herët është eliminuar nga Chmpions League me ekipin e Barcelonës.

LEWANDOWSKI  - gjithashtu nuk e ka merituar ‘Topin e Artë’, sepse sukseset e tij ekipore kanë qenë te kufizuara, duke fituar vetëm titullin kampion me ekipin e Bayernit.

Në aspektin individual ka qenë golashenuesi më i mirë.

JORGINHO -  Një mesfushor i jashtëzakonshëm dhe padyshim lojtari më i rëndësishëm jo vetëm në ekipin e Chelseat por edhe për kombëtaren Italiane.
Pse ka merituar Jorginho tē shpallet dhe të fitoi “’Topin e Artë’. 

Në kompeticionin mē cilësor tē futbollit Europian  (Champions League) jo vetëm që ka fituar titullin me Chelsean por UEFA e ka shpallur si lojtarin më të mirë Europian.  Edhe në Kampionatin Europian të organizuar gjatë këtij viti me kombëtaren Italiane gjithnjë si protagonistë kryesor arriti të fitoi edhe titullin e këtij kompeticioni padyshim ndër më cilësorë në futbollin botëror.

Duke u bazuar në këto suksese ekipore dhe individuale te Jorginhos  në dy kompeticionet më cilësore të futbollit mendoj se Jorginho ka merituar ‘Topin e Artë’ për vitin 2021.

Dy sukseset e sipër përmendura të jashtëtokësorit Messi nuk mund të krahasohen me sukseset e Jorginhos sepse titujt në nivelin Europian janë megjithatë një nivel tjetër”, ka analizuar Domi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat