Vendimi për të larguar Gjimshitin në minutat shtesë çudit gazetarët, Gasperini: E hoqa se po kapej...

Futboll

Vendimi për të larguar Gjimshitin në minutat shtesë çudit gazetarët, Gasperini: E hoqa se po kapej...

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 23:32
Vendimi për të larguar Gjimshitin në minutat shtesë çudit gazetarët, Gasperini: E hoqa se po kapej...

Atalanta ka marrë një fitore të thellë 4-0 kundër Venecias.

Në fushë nga minuta e parë ishte edhe Berat Gjimshiti, i cili ruajti me fanatizëm të pakalueshme prapravijën e zikaltërve. Megjithatë Gasperini vendosi ta zëvendësojë me Toloin në minutën e 91-të, pavarësisht se loja në atë moment nuk kishte më histori.

Ky vendim ka bërë kurioz edhe gazetarët, të cilët e kanë marrë përgjigjen e trajnerit italian.

Në prononcimin për “Sky Sport” pas ndeshjes, Gasperini ka shpjeguar se e ka larguar Gjimshitin nga fusha pasi po fillonte të kishte konflikt me njërin prej kundërshtarëve dhe dëshironte ti kursente një karton të verdhë.

“E hoqa shpejt Gjimshitin, sepse ai po kapej me një lojtar të Venecias (Henri), dhe doja të shmangia çdo lloj problemi dhe të shmangji kartonët e verdhë…”, ka sqaruar Xhanpiero Gasperini.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat