​Nuk e fitoi Topin e Artë, Jorginho lajmërohet më këtë mesazh

Futboll

​Nuk e fitoi Topin e Artë, Jorginho lajmërohet më këtë mesazh

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 18:05
Jorginho

Mesfushori i Chelseat Jorginho ishte njëri nga kandidatët më serioz për ta fituar Topin e Artë për vitin 2021 duke u bazuar në paraqitjet dhe arritjet e tij gjatë sezonit të kaluar.

Në fund, çmimi prestigjioz i cili ndahet nga “France Football” shkoi në duart e argjentinasit Lionel Messi i cili mposhti dyshen Lewandowski dhe Jorginho.

Jorginho, i cili fitoi Ligën e Kampionëve me Chelsean dhe Kampionatin Evropian me Italinë, ishte një nga kandidatët më të favorizuar për të fituar këtë çmim, por mesfushori me origjinë braziliane theksoi se viti i tij ka qenë i mahnitshëm, pavarësisht se nuk fitoi të hënën.

Braziliani ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetin social “Instagram” përmes të cilit ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur derisa ka lënë të kuptohet se do të vazhdojë të luftojë fuqishme për t’i arritur objektivat e tij në të ardhmen.

“Kam pasur një vit të mrekullueshëm. Faleminderit, faleminderit, faleminderit për gjithë mbështetjen tuaj! Kam marrë shumë mesazhe”.

“Mesazhi im për ju është: Nëse keni një ëndërr (objektiv/qëllim) atëherë:1: Ji pozitiv. 2: Mos u dorëzo kurrë. 3: Besoni në veten tuaj”, ka shkruar Jorginho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat