Interi fiton ndaj Spezias së Manajt, kalon edhe Milanin

Futboll

Interi fiton ndaj Spezias së Manajt, kalon edhe Milanin

Nga: K.G. Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 20:20
Interi fiton ndaj Spezias së Manajt, kalon edhe Milanin

Interi, kampion në fuqi i Italisë, ka shënuar fitore të madhe, me rezultat 2:0 ndaj Spezia-s, në takimin e javës së 15-të në Serie A. 

Zikaltrit me tre pikët e fituara kalojnë edhe Milanin në renditje, por kanë një ndeshje më shumë.

Golat i realizuan Gagliardini (36') e Martinez (58'). 

Futbollisti Rej Manaj u paraqit standard për Spezia-n, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 31-të. 

Napoli kryeson me 35 pikë, pasojnë Interi me 34, Milani 32 dhe Spezia është e 17-ta me 11.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat