Truprojat e Cristiano Ronaldos mund të paraburgosen! Kjo është arsyeja

Futboll

Truprojat e Cristiano Ronaldos mund të paraburgosen! Kjo është arsyeja

Nga: K.Goca Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 21:50
Truprojat e Cristiano Ronaldos mund të paraburgosen! Kjo është arsyeja

Dy nga këta truprojat e Cristiano Ronaldos, akuzohen për punë të paligjshme.

Truprojat, vëllezërit binjakë, po hetohen në Portugali për punë të paligjshme për superyllin Ronaldo, raportojnë mediat në Portugali. 

Vëllezërit Sergio dhe Jorge Ramalheiro, më parë kanë shërbyer në një njësi elitare të forcave speciale në Afganistan, kryejnë sigurimin privat të sulmuesit të Manchester United.

Por është e paligjshme të punosh në Portugali gjatë periudhës së tyre të pushimit pa leje nga forcat speciale.

Dyshja madje mund të dalin para gjyqit për mbrojtje të afërt të paautorizuar dhe do të përballen me procedurë disiplinore kur të kthehen në forcën e Policisë së Sigurisë Publike, raportojnë mediat portugeze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat