Kapiteni i struganëve: Nuk ishte lehtë të eliminohet Shkëndija

Futboll

Kapiteni i struganëve: Nuk ishte lehtë të eliminohet Shkëndija

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 22:22
Kapiteni i struganëve: Nuk ishte lehtë të eliminohet Shkëndija

Skuadra e Struga Trim Lum eliminoi Shkëndijën në stadiumin e qytetit në Tetovë, duke bërë befasinë më të madhe në kupën e Maqedonisë së Veriut. Struganët kaluan në gjysmëfinale pas ekzekutimit më të mirë të penalltive (3-4), pasi në kohën e rregullt nuk pati gola, shkruan gazetari Reshat Ibraimi.

Kapiteni Bunjamin Shabani komentoi ndeshjen në Tetovë, duke deklaruar se nuk ishte lehtë të eliminohet Shkëndija.

“Kualifikim shumë me rëndësi për ne. Ta kalosh Shkëndijën nuk është punë e lehtë. E dinim se do të jetë ndeshje shumë e vështirë, por ia dolëm që të plasohemi në gjysmëfinale. Tani ndeshjet do ti marrim një pas një, në mënyrë që të arrijmë përsëri të luajmë në Europë, qoftë përmes kupës ose kampionatit”, deklaroi kapiteni Bunjamin Shabani për gazetarin Reshat Ibraimi.

Struganët tani i pret shorti për ndeshjet gjysmëfinale, ndërsa në mesin e katër më të mirëve janë kualifikuar edhe Sileksi, Makedonija GJP dhe fituesi i ndeshjes Pelister-vardar, që do të luhet nga mesi i këtij muaji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat