Sassuolo ia mohon fitoren Napolit të Rrahmanit 

Futboll

Sassuolo ia mohon fitoren Napolit të Rrahmanit 

Nga: K.Goca Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 22:40
Sassuolo ia mohon fitoren Napolit të Rrahmanit 

Napoli nuk u tregua i zgjuar në fund të takimit, fitoren 0:2 e shndërruan në barazim.

Napoli ka barazuar me rezultat 2:2 në konak të Sassuolos, në takimin e javës së 15-të në Serie A. 

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, u paraqit titullar, duke treguar angazhim të pashoq në fushë. 

Ruiz në minutën e 51-të e Mertens në atë të 60-tën, shënuan për napolitanët. 

Vendasit ngushtuan rezultatin në minutën e 72-të me golin e futbollistit Scamacca. 

Në minutën e 89-të, Ferrari barazon rezultatin 2:2. Nnë fund të takimit, trajneri i Napolit, Spalletti ndëshkohet me karton të kuq.

Napoli kryeson me 36 pikë, ka një më shumë se Milani e dy se Interi, ndërsa Sassuolo renditet në vend të 12-të me 19 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat