Reagon ashpër Messias: Nuk jam këtu për shkak të një përralle

Futboll

Reagon ashpër Messias: Nuk jam këtu për shkak të një përralle

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 09:39
Junior Messias

Junior Messias ka bërë thirrje që tregimi i tij të mos trajtohet si një përrallë, duke këmbëngulur se sot luan për Milanin sepse e meriton, pasi i shënoi dy gola kundër Genoas të mërkurën.

Rruga e suksesit të brazilianit e ka zgjuar kureshtjen e tifozëve në gjithë botën, pasi para vetëm pak vitesh ai kishte punuar me gjysmë orari si shitës, para se të promovohej në Serie A me Crotonen dhe të shënonte gol kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve para një jave.

Ai ishte vendimtar edhe mbrëmjen e së mërkurës, pasi i shënoi dy gola në fitoren 3:0 kundër Genoas në Serie A, si titullar për herë të parë për kuqezinjtë.

Duke e pasur këtë në mendje, Messias këmbëngul se njerëzit duhet të flasin për futbollin e tij dhe jo për të kaluarën.

“Sic thotë edhe trajneri, unë jam këtu sepse e kam merituar. Koha e përrallave ka kaluar dhe e asaj që bëja dikur, tani dua të flitet për futbollin tim sot dhe për atë që e bëj sot”, tha Messias për Sky Sport Italia.

Messias është braziliani i parë që i shënon dy gola në një ndeshje të Serie A për Milanin që prej Ronaldinhos.

“Çdo lojtar është ndryshe dhe e ka tregimin e vet”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat