Raiola kërkon një destinacion të ri për lojtarin

Futboll

Raiola kërkon një destinacion të ri për lojtarin

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 11:15
Raiola kërkon një destinacion të ri

Xavi Simons konsiderohet një nga të rinjtë më premtues në botën e futbollit. Talent i padiskutueshëm, por nuk ka shpërthyer ende te PSG.

Mino Raiola kërkon një destinacion të ri për të, edhe pse kontrata e tij me gjigantët francezë përfundon në verë.

Klubi i fundit që është hedhur në sulm për të fituar shërbimet e mesfushorit është Glasgow Rangers. Giovani Van Bronckhorst, i cili është emëruar trajner i kësaj skuadre, pas largimit të Gerrard drejt Aston Villas, dëshiron të lërë gjurmë te Rangers. Holandezi kërkon të ketë nën urdhrat e tij talentin holandez, i cili është formuar në akademinë e Barcelonës.

Aq seriozisht e ka Van Bronckhorst për Simonsin, saqë edhe klubi skocez po mendon t’i bëjnë ofertë PSG-së në janar.

Drejtuesit e Rangers kanë patur tashmë kontakte informale me Mino Raiolën për klientin e tij, duke i premtuar se do të jetë në qendër të projektit të tyre.

Rangers gjithsesi, duhet të bëjnë llogaritë me Barcelonën, që kërkon të kthejë në shtëpi lojtarin 18-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat