FC Ferizaj: Në dhjetë ndeshjet e fundit nuk njohim humbje

Futboll

FC Ferizaj: Në dhjetë ndeshjet e fundit nuk njohim humbje

Nga: K.G. Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 15:44
FC Ferizaj: Në dhjetë ndeshjet e fundit nuk njohim humbje

Klubi i futbollit Ferizaj, që nga koha kur e ka emëruar kryetrajner Arbnor Morinën, nuk njohin humbjen në Ligën e Parë të Kosovës, grupi B po ashtu në Kupën e Kosovës.

Ferizaj sot si mysafirëve pas 120 minutave eliminoi me rezultat 3:0 Flamurtarin e Prishtinë, në ndeshjen që u luajt në Bërnicë.

“Ka përfunduar ndeshja, skuadra jonë kalon në raundin tjetër të kupës së Kosovës pasi mposhti Flamurtarin me rezultat 0:3 pas vazhdimeve, me golat e Albion Kurtaj 1, Florim Berishës 1 dhe Gentrit Halilit nga penaltia.

Vazhdojnë super paraqitjet e djelmoshave tanë, ku në dhjetë ndeshjet e fundit nuk njohin humbje, bilanci është tetë fitore dhe dy barazime. Vazhdojmë te bashkuar”, shkruan në faqen e FC Ferizaj.

Skuadrat e kualifikuara janë: Drita, Dukagjini, Arbëria, KEK-u, Ferizaj, Prishtina, Llapi, Onix, 2 Korriku, Ballkani, Ulpiana, Drenica, Gjilani, Fushë Kosova, Ramiz Sadiku dhe Malisheva.

Kupa e Kosovës – 1/16 e finales

E enjte 
Drita – Drenasi 1:0 (vazhdimeve)
Liria – Dukagjini 2:4
Arbëria – Vitia 4:0
KEK-u – Trepça 1:0
Flamurtari – Ferizaj 0:3 (pas vazhdimeve)

E mërkurë
Ramiz Sadiku – Vushtrria 1:1, pas vazhdimeve 2:1
Feronikeli – Fushë Kosova 0:0 në vazhdime 0:0, pas penalltive 1:4
A&N – Gjilani 0:1
Drenica – Vllaznia 3:1
Besa – Prishtina 0:4
Malisheva – Istogu 1:0
Ulpiana – Vëllaznimi 3:0
Rahoveci – Ballkani 1:3
Trepça’89 – 2 Korriku 2:2 vazhdime 2:2, pas penalltive 3:4

Llapi – Kika 2:1
Prizreni – Onix 1:5

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat