Chelsea synon pikët e plota kundër West Ham, ja formacionet zyrtare

Futboll

Chelsea synon pikët e plota kundër West Ham, ja formacionet zyrtare

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 13:15
Foto ilustrim

Me fillim nga ora 13:30 do të fillojë ndeshja mes skuadrës së West Ham United dhe kampionit evropian Chelsea, e vlefshme kjo për xhiron e 15 të Premier Ligës angleze.

Në xhiron e fundit, West Ham barazoi me rezultat 1:1 me skuadrën e Brighton, kurse Chelsea e mposhti me rezultat të ngushtë 2:1 skuadrën e Watford.

Momentalisht, pas 14 xhirosh “Blutë” e Londrës zënë vendin e parë në tabelë me gjithsej 33 pikë të arkëtuara, nëntë sosh më shumë se kundërshtari i sotëm “Çekanët”.

Sa i përket ndeshjes së sotme, te të dy skuadrat do të ketë mungesa të lojtarëve, ku trajneri David Moyes nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Ogbonnas dhe Cresswell, kurse për Thomas Tuchel nuk do të paraqiten Chalobah, Chilwell, Kante dhe Kovacic.

Tanimë, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

West Ham United (3-4-2-1): Fabianski; Zouma, Dawson, Diop; Coufal, Soucek, Rice, Johnson; Bowen, Lanzini; Antonio

Chelsea (3-4-2-1): Mendy; Rudiger, Silva, Christensen; Alonso, Jorginho, Loftus-Cheek, James; Mount, Ziyech; Havertz

13:30 West Ham United – Chelsea

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat