Ismaili: Vazhdojmë të motivuar, të luftojmë për ngjyrat e klubit tonë

Futboll

Ismaili: Vazhdojmë të motivuar, të luftojmë për ngjyrat e klubit tonë

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 14:39
Ismaili: Vazhdojmë të motivuar, të luftojmë për ngjyrat e klubit tonë

Në kuadër të javës së 16-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut, në Autokomandë të Shkupit, skuadra shkupjane nesër do të ndeshet me ekipin e Skopjes.

Gjatë kësaj jave, skuadra e Shkupit pësoi humbje nga Makedonija Gj.P. në kuadër të garave për Kupën e Maqedonisë, por kjo humbje nuk do të ndikojë në ndeshjen e së nesërmes, sipas kapitenit Fatih Ismaili.

“Nuk kam dëshirë të flas për ndeshjen e së mërkurës, ky është futbolli dhe shpesh herë dëshpërohemi. Ne duhet të mësojmë nga gabimet tona dhe të përmirësohemi për ndeshjet tjera. Tani fokusohemi në ndeshjen kundër Skopje-s dhe do të përgatitemi maksimalisht që ti marrim tre pikët dhe të vazhdojmë të mbetemi në vendin e parë.

Vazhdojmë të motivuar, të luftojmë për ngjyrat e klubit tonë dhe tifozët tanë”, tha Fatih Ismaili, para ndeshjes me Skopjen.

Derbi i qytetit Skopje – Shkupi, do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 13:00, në stadiumin e Skopjes në Autokomandë.

Në tre ndeshjet e fundit në ligë, FK Skopje ka barazuar me Pelisterin 0:0 dhe ka dy humbje, kundër Makedonija Gj.P. 1:2 dhe kundër Bregallnicës 2:1.

Renditet në vendin e 9-të në tabelë me gjithsej 17 pikë. Skopje në këtë sezon, ka 4 fitore, 5 barazime dhe 6 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat