Në shtëpinë e Manchester United është gati të nisë revolucioni

Futboll

Në shtëpinë e Manchester United është gati të nisë revolucioni

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 15:03
Në shtëpinë e Manchester United është gati të nisë revolucioni

Në shtëpinë e Manchester United është gati të nisë revolucioni i Ralf Rangnick, trajneri aktual i përkohshëm.

Sipas raportimeve të Mirror, në fakt janë gjashtë lojtarë që do të ishin gati të largoheshin nga klubi mes janarit dhe verës, duke mos qenë pjesë e planeve të ardhshme të menaxherit gjerman.

I pari është Edinson Cavani, i cili ka ende gjashtë muaj në kontratën e tij dhe tashmë mund të largohet në janar për t’iu bashkuar Barcelonës që po e kërkon me këmbëngulje.

Një situatë e ngjashme edhe për Paul Pogba-n dhe Jesse Lingard-in, që të dy iskadon kontrata në fund të sezonit, raporton albeu.

Gjithashtu mesfushori Donny van de Beek, i cili nuk u përshtat me ritmin dhe llojin e lojës së kërkuar në Premier League, Anthony Martial , i cili përfundoi në fund të hierarkisë për sulmin, dhe Diogo Dalot. Të tre lojtarët mund të largohen në janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat