Ballkani tregon fuqinë e liderit, Drenica në krizë të thellë

Futboll

Ballkani tregon fuqinë e liderit, Drenica në krizë të thellë

Nga: K.Goca Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 15:04
Ballkani tregon fuqinë e liderit, Drenica në krizë të thellë

Ballkani tregon fuqinë e liderit, gjunjëzon me rezultat 1:0 Drenicën në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj. 

Drenica nga Skenderaj është në krizë të thellë të rezultat, gjashtë ndeshjet e fundit po aq humbje dhe e përkeqësojnë edhe më shumë bilancin e tyre.

Ballkani ia doli të kthehet me tre pikë falë golit të Bajram Jashanicës në minutën e 50-të. 

Ballkani kryeson me 33 pikë pas 17 jave, duke lënë pas Gjilanin me 32 dhe Drenica është në të gjashtin me 20 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat