Kastriot Imeri i vetëm gjunjëzoi kampionin në fuqi të Zvicrës

Futboll

Kastriot Imeri i vetëm gjunjëzoi kampionin në fuqi të Zvicrës

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 11:16
Kastriot Imeri i vetëm gjunjëzoi kampionin në fuqi të Zvicrës

Servette është përkujdesur për befasinë e javës së 16-të në Superligën e Zvicrës.

Skuadra nga Geneva ka arritur të mposhtë në udhëtim kampionin në fuqi të Zvicrës, Young Boys Bern me rezultat 1:2.

Ishte një fitore e madhe me rikthim nga Servette, teksa të dy golat u shënuan nga ylli kosovar, Kastriot Imeri.

Mesfushori i talentuar po tregon formë të jashtëzakonshme këtë edicion në Zvicër dhe fillimisht ka barazuar rezultatin në 1-1 në minutën e 67-të nga penalltia.

Ndërkohë 11 minuta para fundit të ndeshjes, Imeri u përkujdes për golin e fitores, i cili ishte i jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë.

21-vjeçari realizoi nga një pozitë e vështirë prej gjuajtjes së lirë një gol të jashtëzakonshëm për t’i siguruar tri pikët Servettes.

Imeri është duke kaluar nëpër një moment fantastik, pasi në 13 ndeshje në Superligën e Zvicrës ka shënuar tetë gola.

Kujtojmë që falë formës fantastike, Imeri ka debutuar edhe me Përfaqësuesen A të Zvicrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat