Derbi i madh në 'Fadil Vokrri', Prishtina apo Drita?

Futboll

Derbi i madh në 'Fadil Vokrri', Prishtina apo Drita?

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 11:28
Derbi i madh në 'Fadil Vokrri', Prishtina apo Drita?

Java e 17-të në BKT Superligën e Kosovës ka nisur ditën e djeshme me dy ndeshje që ishin në program për tu zhvilluar.

Favoritët kanë marrë fitore, pasi Ballkani mposhti Drenicën 0-1, teksa Gjilani bëri detyrën ndaj Malishevës 3-1.

E ditën e sotme në program për tu zhvilluar janë edhe tri sfida të tjera, ku secila pritet të jetë më interesant se tjetra.

Padyshim që vëmendja e gjithë adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në kryeqytet, ku është një duel titanësh mes vete.

Dy skuadrat me rivalitetin më të madh në Superligë, Prishtina dhe Drita do të përballen mes vete në klasikën e futbollit tonë.

Prishtina në këtë takim vije pas dy fitoreve radhazi dhe synon ta bëj një gjë të tillë edhe sot.

Në anën tjetër Drita synon që të kthehet në Gjilan me tri pikët në mënyrë që të vazhdojnë të mbetën afër Ballkanit e Gjilanit në krye të tabelës.

Takimi zhvillohet me fillim nga ora 13:30.

BKT Superliga

E diel

13:30 Prishtina – Drita
13:00 Dukagjini – Llapi
13:00 Ulpiana – Feronikel

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat