Pique nderon futbollistin legjendar të Betisit

Futboll

Pique nderon futbollistin legjendar të Betisit

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 15:45
Pique nderon futbollistin legjendar të Betisit

Barcelona ndodhet në një sezon të dobët dhe as afrimi i Xavit nuk po jep përmirësime te katalanasit.

Në ndeshjen e djeshme do të vinte humbja e radhës ndaj Betisit me shifrat 1-0.

Në fundin e takimit, Gerard Pique ia ka dhuruar fanellën lojtari legjendar të kundërshtarëve, Joaquin.

Aktualisht në moshën 40-vjeçare, Joaquin po luan sezonin e tij të fundit në La Liga me Betisin.

“Për mikun tim Joaquin, është thjesht një gjeni. Urime për të gjithë karrierën”, ka thënë Pique dhe ky moment u shpërnda edhe në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat