Muriqi, Strakosha e Hysaj, me Lazion demoluan Sampdorinë

Futboll

Muriqi, Strakosha e Hysaj, me Lazion demoluan Sampdorinë

Nga: K.Goca Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 19:54
Muriqi, Strakosha e Hysaj, me Lazion demoluan Sampdorinë

Lazio kthehet me tri pikë të mëdha nga stadiumi i nxehtë “Luigi Ferraris” në Genoa. 

Lazio ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Sampdorisë, në takimin e javës së 16-të në Serie A në futboll.

Golat i shënuan për Lazion Milinkoviq - Saviq (7'), Immobile (17' e 37'). 

Gabbiadini shënoi në minutën e 88-të për vendasit.

Nga minuta e 67-të, Lazio mbetet pa një lojtar, Milinkoviq – Saviq, ndëshkohet me karton të kuq pas dy të verdhëve. 

Portieri Thomas Strakosha e mbrojtësi Elseid Hysaj, u paraqitën nga minuta e parë për Lazion, reprezentues të Shqipërisë, ndërsa sulmuesi  kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, nga minuta e 46-të. 

Muriqi u ndëshkua me karton të verdh në minutën e 88-të.

Lazio është në vend të shtatë me 25 pikë e Sampdoria në të tetin me 15.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat