Manchester United ka marrëveshje me trajnerin e njohur

Futboll

Manchester United ka marrëveshje me trajnerin e njohur

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 17:25
Ole Gunnar Solskjaer.

Manchester United vazhdon të kërkojë një trajner, që të jetë pasuesi i Ole Gunnar Solskjaer.

“Djajtë e Kuq” publikisht janë duke e mbrojtur Solskjaer, por CaughtOffside raporton se kanë arritur marrëveshje verbale me Brendan Rodgers dhe Zindedine Zidane gjithashtu shihet si opsion real.

Zidane është ndër emrat më të mëdhenj që janë të pa punë për momentin dhe Man United shpreson ta bind që ta marrë drejtimin e klubit, edhe pse dyshimet kryesore janë te tekniku francez.

Gazetari Rudy Galetti raporton se Man United vazhdon të provojë të bind Zidane, por ky i fundit ka dyshime nëse duhet t’i bashkohet skuadrës në mesin e sezonit.

Ndërkohë, në prapaskena, Man United ka marrëveshje verbale me Rodgers për vitin 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat