Ibra: Calhanglu nuk kishte asnjë ofertë pa i ndodhur danezit…

Futboll

Ibra: Calhanglu nuk kishte asnjë ofertë pa i ndodhur danezit…

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 11:52
Ibra: Calhanglu nuk kishte asnjë ofertë pa i ndodhur danezit…

Zlatan Ibrahimoviç nuk kishte asnjë mëshirë me deklaratën e fundit sa i përket Calhangolu. Mesfushori turk zgjodhi që të bënte një nga lëvizjet më të guximshme dhe më të komentuarat, duke marrë emërtimin “tradhtar”.

Kështu Hakan do të ndërronte fanellën e Milanit me atë të Interit, pasi zikaltërve u duhej një mesfushor në mënyrë emergjente pas asaj që ndodhi me Eriksen në Europian.

“Ne duhet ta falenderojmë Calhanoglu për gjithçka që dha për ekipin dhe t’i urojmë më të mirat në të ardhmen. Por ai ka përdorur situatën e tragjedisë. Eriksen kishte probleme me zemrën dhe Interit i duhej një lojtar i tillë. Për këtë arsye shkuan te Hakan.

Pa ndodhur rasti i Eriksen, nuk kishte asnjë ofertë nga Interi dhe nga asnjë ekip tjetër.

Është djal i mirë, por u përmirësua shumë nga mua. I dërgova mesazh Rebic dhe i thashë se do ta ketë të vështirë pa mua, Rebic mu përgjigj me një buzëqeshje. Para se të vija unë, Calha nuk kishte të njëjtat statistika si kur ishte mua”, tha Ibrahimoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat