Trajneri i Arsenalit ka disa fjalë për Granit Xhakën

Futboll

Trajneri i Arsenalit ka disa fjalë për Granit Xhakën

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 15:44
Trajneri i Arsenalit ka disa fjalë për Granit Xhakën

Mesfushori Granit Xhaka është rikthyer të luajë për Arsenalin, pas lëndimit që mori në gju në ndeshjen kundër Tottenham Hotspurit më 26 shtator, ku iu desh të qëndronte disa muaj larg fushës së blertë.

Lojtari shqiptar e ka kaluar këtë lëndim dhe është rikuperuar 100%, teksa zhvilloi edhe ndeshjen si titullar për Arsenalin kundër Evertonit, ndeshje që u mbyll me humbjen e skuadrës së Mikel Artetës.

Pavarësisht rezultatit zhgënjyer në “Goodison Park”, trajneri Arteta i gëzohet faktit të rikthimit të lojtarit shqiptarë, teksa është shprehur për faqen e klubit “Arsenal Media”.

“Kjo është mënyra sesi ai punon dhe është mënyra sesi ai është.

Meritat shkojnë për ekipin mjekësor, si dhe për punën që ata kanë bërë dhe është e mrekullueshme që ai të kthehet përsëri”, ka thënë Arteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat