Atalanta luan nesër një finale që vlen kualifikimin në Champions League

Futboll

Atalanta luan nesër një finale që vlen kualifikimin në Champions League

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 18:09
Gasperini

Atalanta luan nesër një finale që vlen kualifikimin në Champions League.

Trajneri Gian Piero Gasperini ka dalë në konferencë ditën e sotme dhe ka folur për ndeshjen kundër Villareal, skuadër të cilën ai e vlerëson maksimalisht.

“Kemi besim se mund t’ia dalim. Villareal është një skuadër e fortë, fitoi Europa League para disa muajsh dhe po kalon disa vështirësi në kampionat. Gjithsesi ky është kompeticion tjetër dhe ne e dimë cijat janë vështirësitë e garës.

Vijmë në këtë ndeshje në një moment të mirë rezultatesh, por t’i harrojmë të gjitha. E nisim 0-0 dhe na bën punë vetëm një rezultat nesër. E luajmë në shtëpi ndeshjen vendimtare, por nuk e kemi të sigurt kualifikimin. Gjithsesi mes nesh ka besim”.

“Nuk e di a është nata më e rëndësishme, por të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Për disa minuta mund të kishim shkuar në gjysmëfinale me PSG-në. Kjo është e bukura e këtij kompeticioni, ku ndeshjet brenda apo jashtë krijojnë pritshmëri dhe ndjenjën se je superior. Nuk ka kurrë supremaci në këto lloj ndeshjesh. Duhet të jemi të saktë dhe të shfrytëzojmë episodet”.

“Shpresoj që kushtet e motit të mos ndikojnë, do të ishte mëkat pavarësisht rezultatit. Shpresoj të na japë pak kohë, uroj që parashikimet të mos jenë aq pesimiste”.

“Titulli apo Champions League? Po garojmë për titullin, në Champions dhe Kupën e Italisë, por nëse kufizohemi te fitorja e titullit apo e Championsit për të matur vlerat e kësaj skuadre, rrezikojmë t’u heqim meritat djemve për atë që po bëjnë. Fitorja jonë është të kemi gjithë Bergamon me vet, të përjetojmë këto ndeshje dhe këtë nuk duhet ta harrojmë”.

“Kalimi në Europa League humbje? Nuk mund të kemi mendime negative. Duhet të mendojmë vetëm më të mirën. Sot duhet të kemi vetëm një mendim, një dëshirë të vetme për të arritur. Nesër duhet të jemi të mirë për të shfrytëzuar momentet tona dhe t’i pengojmë ata ta bëjnë të njëjtën gjë. Do jetë një ndeshje spektakolare, shpresoj të jetë po aq e mirë sa ndeshja e parë”.

“Emocione që luhet në Bergamo? Për mua është krenari të luaj ndeshje të tilla në Bergamo. Vitet e fundit nuk kemi mundur të ndajmë shumë ndeshje e kënaqësi me tifozët tanë dhe ky tashmë është një sukses i madh. Është e qartë se rezultati do të përcaktojë se çfarë do të ndodhë më pas, por edhe para është një ngjarje e madhe për ne.  Do jetë e mrekullueshme të luajmë para tifozëve tanë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat